Shkruan Urim Saliu
1,2,3…59, nuk janë numra të zakonshëm por shifra të frikshme mortjesh,të rinj që nuk u zgjuan më të tregojnë as për argëtimin që mund ta kishin shijuar , as dëshminë për të dhënë se çfarë ndodhi me jetët e tyre të humbura.
Koçani, vendi i vogël i tragjedisë së madhe.Të rinj që në mesnatën e kobshme ,u shuan përgjithmonë duke lënë mister shkaktarin e tragjedisë.
Të rinj që ikën përgjithmonë në vallëzimin e fundit, mes zjarrit që ua preu jetën më mes, ëndrrat rinore.Ne vend ra heshtja ndërsa lumenj dhimbjesh për familjarët që humbën ata që i kishin mes gjërave të shenjta, në vendin ku flen dashuria e përhershme për ta.
Çfarë më duhet më jeta ime- kur e dëgjon këtë vajtim të një prindi , ta shpon zemrën nga pikëllimi.Shumë prej nesh mund të ishin në atë gjendje si ai prind që humbi djalin 21 vjet.
Shumë prej nesh i kemi bashkëmoshatarë fëmijët tanë, dhe as nuk mund ta imagjinojmë se si do ishim në vend të atyre që e paguan dëfrimin me jetën e tyre.
Dënim maksimal për gjithë që kanë përgjegjësi në njërën ndër tragjeditë e përmasave, më të madhen që Ballkani dhe jo Maqedonia që mund ta ketë parë ndonjëherë.
59 shpirtëra të pastër u shuan pak ditë para se pranvera të vijë.Prindërit e tyre përgjithmonë do kenë dimër në shpirt.Do kenë vajtimin e përhershëm bashkë me imazhet e fëmijëve që nuk i kanë më.