Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur dyert e konvikteve në Shkup për përkujdesjen e familjarëve të të lënduarve që po trajtohen në spitalet e Shkupit.

Nga Ministria e Arsimit njoftojnë familjarët se mund të shfrytëzojnë shërbimet në konviktet studentore “Goce Dellçev” në komunën Karposh, në konviktin “Tome Stefanovski-Seniq” në Gazi Babë, në konviktin e nxënësve në kuadër të shkollës shtetërore për rehabilitim “Partenija Zografski” po ashtu në Gazi Babë, si dhe në konviktin e nxënësve në kuadër të shkollës shtetërore për rehabilitim “Dimitar Vllahov” në Kisella Vodë.