Skënder MULLIQI
Vazhdimi i protestave kunder regjimit të Aleksander Vuqiqit, të cilat po zhvillohen që tre muaj, nuk po kan ende një lider i cili qartazi do të kishte artikuluar kërkesat dhe do të kishte bërë efektive zhvillimin e mëtutjeshem të tyre.Është i qudtshem fakti së si protestat e tilla aq masovike nuk po rezultojnë efektshem në përmbysjen e një diktatori dhe keqbërës për vet Serbinë, dhe të proceseve rajonala siq është Vuqiqi, që është edhe motiv i imi i këtyre radhëve?Protestat deri më tani përmbysën Qeverinë e Serbisë , por të cilët ende nuk dhanë një përgjigje së kur do të përmbyset regjimi i Vuqiqit, ose do të vazhdoj pushteti i tij për mungesë vizioni të një Serbie ndryshe , më demokratike, që do të ishe të favor të zhvillimeve rajonale , si shkaktare e nje regjimi fashizoid të Vuqiqit,i cili nuk i ka hequr kërkesat dhe këcënimet për pushtime të reja ndaj shteteve fqinje, e posaqerisht ndaj Kosovës.Pse kemi ende një situatë të tillë të pa definuar të protestave masive në Serbi, është fakti se bota perëndimore po vezhgon në heshtje situatën?Për momentin , Vuqiq mbeshtetët publikisht vetëm nga partnerët e tij besinkë gjeopolitikë, Vladimir Putin dhe Viktor Orban.Pamë edhe reagimin e kuvendarëve të opozitës në Kuvendin e Serbië , ku u hodhën bomba tymuese , duke protestuar kunder politikave të qeverisë dhe duke shprehur mbështetje përe protestën e studentëve, por jo edhe më shumë .Pas rënies së qeverisë, Aleksandar Vuçiq dëklaroi se ka dy opsione për zgjidhjen e krizës politike.Njëri prej tyre është duke formuar qeverinë e re brenda afatit ligjor, ndërsa tjetri po zhvillon zgjedhje të parakohshme. Për rezultatin përfundimtar të protestave në Serbi mbetet të shihet, se protestuesit dhe as presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk synojnë të dorëzohen.Ditët dhe javët në vijim do të jenë vendimtare për protestuesit, kryesisht studentë që aktualisht nuk kanë lider formal, gjë që i bën ata, nga këndvështrimi i regjimit, më pak të cenueshëm dhe për rrjedhojë më të rrezikshëm.Në protestat studentore u panë edhe pankarta ultranacionaliste të disa studentëve më slloogane “Kosova është Serbi”.Nga ky kend ndoshta edhe duhet shikuar dështimin e tyre për ta rrëzuar nga froni Vuqiqin, pse mendojnë njejtë kur bëhët fjalë për Kosovën.Serbisë dhe këtyre protestave masive ju duhet një lider karizmatik i cili nuk ka asgjë të përbashkëta më politikat e Vuqiqit si mbrenda këtij shteti ashtu edhe kur bëhët fjalë ndaj shteteve fqinje.Këto protesta po janë ende pa ndonjë konotacion politik ,edhe më frangmentizimin e opozitës, prandaj edhe e vështirësojnë rrëzimin e Vuqiqit, kur dihet që presidenti serb, ka Rusinë në krah, e cila është e interesuar jetikisht të krijojë kaos në Ballkan.