Ministri i Mickvoskit, Fatmir Limani ka goditur Besa Kadriun pasi kjo kritikoi qeverinë për tragjedinë e Koçanit.

Postimi i plotë i Fatmir Limanit
” SHPËTIMTARJA
Borxhliun papasja e shpien të trokas në derën e hasmit, të cilin deri dje e luftonte me maja-heshtat e ngjyera me helmin e pështymës së djallit.
Kushdo që është çmimi i paguar me para të vjedhura, për të shpëtuar kupollën e organizatës kriminale të BDI-së, nga metastaza e krimit me pasoja fatale, do të rezultojë me dështim dhe turpërim kolektiv.
E palogjikshme veprimi i individit që s’di të notojë të kërkojë shpëtimin duke u varur në bishtin e varkës që përmbytet !!!
*Nuk i ndihmon dot njeriut që identifikohet me sojin përkatës.