Moti sot do të jetë vranësira dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Paradite, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -3 deri në 5, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 2 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dobëta dëborë. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsiusë