Për momentin në ndërtesën e Komunës së Koçanit kanë hyrë përfaqësues nga institucionet përkatëse, të cilët duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale për lejet dhe funksionimin e disko-klubit “Pulse”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë informacionin, por nga Prokuroria deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse prokurorë të tyre kanë hyrë në ndërtesën e komunës.

Në diskotekën “Pulse” në Koçan, herët në mëngjes të dielën, nga një zjarr humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 të tjerë u lënduan. Ndër viktimat janë edhe anëtarë të bendit “DNK” që po performonte atë mbrëmje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume