Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka nënshkruar librin e ngushëllimeve, që është hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, me rastin e ngjarjes tragjike në Koçan

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për jetët e humbura tragjikisht të të rinjve në Koçan. Kjo fatkeqësi na tronditi të gjithëve, duke lënë dhimbje dhe trishtim të pamasë. Të lënduarve, të cilët po trajtohen në spitalet e vendit dhe jashtë, u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Qytetarëve u dërgoj mesazh të qartë – përgjegjësi do të ketë dhe drejtësia do të vihet në vend! Ministria e Drejtësisë dhe unë si Ministër do të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë që e vërteta të dalë në shesh dhe përgjegjësit të përballen me pasojat! Drejtësi do të ketë!” thotë Ministri i Drejtësisë Igor Filkov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume