MPB ka njoftuar se me datë 18.03.2025, në ora 20:45, personiM.K.(19) nga Gostivari, është paraqitur vetë në DPB Gostivar, ka raportuar se rreth orës 10:00 në shtëpinë e tij ka ardhur e dashura e tij e mitur nga Shkupi, me të cilën kanë qenë në lidhje prej kohësh dhe kanë dashur të bashkëjetojnë. Menjëherë është njoftuar inspektorja për të mitur dhe babai i të miturës, dhe e njëjta në ora 21:45 i është dorëzuar zyrtarit nga Qendra për Çështje Sociale Gostivar.