Në disa qytete mbahen tubime të përditshme për të shprehur respektin ndaj viktimave, por edhe për të shprehur mbështetjen e fortë për familjet e viktimave dhe lutjet për shërimin e të lënduarve. Në të njëjtën kohë, komunat kanë filluar me aktivizimin e sistemit të solidaritetit dhe dhurojnë mjete në llogarinë e Fondit solidar të Kryqit të Kuq të Maqedonisë për ndihmë dhe mbështetje për familjet.

Ndërkohë, studentët kanë njoftuar se po anulojnë protestat e mëdha, siç ishte paralajmëruar fillimisht, dhe se aktivitete për nderim të të vrarëve në Koçan do të organizohen në nivel të fakulteteve.

“Për të mos krijuar shqetësime më të mëdha në një kohë kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në lokacionet e tjera, tubime të mëdha në kampus nuk do të organizohen, siç ishte planifikuar fillimisht. Aktivitete për të shprehur respektin dhe simpatinë mund të organizohen në nivel të fakultetit”, njoftoi Asambleja Studentore e Universitetit në Shën Kirili dhe Metodij.