Ishte një nga personazhet më të komentuar dhe të pëlqyera të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Është fjala për Gresa Hotin, modelen e njohur, e cila prej vitesh jeton në Itali, ku po e vazhdon karrierën e saj të suksesshme te modelingut.

Sot, më 27 mars, Gresa ka arsye të veçantë për të festuar, pasi e sotmja shënon ditëlindjen e saj të 28-të.

Bukuroshja ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj, përfshirë edhe një mesazh të ngrohtë nga Ana Kabashi, me të cilën ka ndarë raporte miqësore gjatë qëndrimit në BBVK.

Urime edhe nga ne Gresa!