MPB Maqedoni ka njoftuar se sot (30.03.2025) rreth orës 08:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në lagjen Çair nga automjeti tip Audi A3 në lëvizje me targa të Shkupit janë shtënë disa plumba në ajër.

“Punonjësit policorë kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur pesë gëzhoja pistolete me gaz, ndërsa pas marrjes së masave është gjetur edhe A.D.(23) nga Shkupi, drejtuesi i automjetit”.

“Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare, gjatë së cilës ai ka shpjeguar se ka qëlluar nga një pistoletë me gaz “Zoraki”, e cila ndodhej në shtëpinë e tij në zonën e Çairit. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, arma është konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume