Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht 69 pacientë po trajtohen jashtë vendit dhe nuk ka ndonjë ndryshim në gjendjen e tyre, krahasuar me ditët e mëparshme. Gjendja e pacientëve që janë në gjendje kritike gjithashtu mbetet e pandryshuar.

Aktualisht, në institucionet shëndetësore në Shkup po trajtohen 15 pacientë, dhe atë:
• Në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” – 6 pacientë,
• Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike – 4 pacientë të ardhur mbrëmë nga jashtë vendit,
• Në Klinikën e Toksikologjisë ka dy pacientë (njëri i transferuar më herët nga Klinika Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”, dhe një tjetër që ka ardhur gjatë natës nga Spanja),
• Një pacient është i hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë.
• Në spitalin “Sistina” po trajtohen dy pacientë.

Të gjithë pacientët që po trajtohen në institucionet tona janë në gjendje të qëndrueshme.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ndjekë me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, e përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume