Nesër (e diel) do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake për Kryetar të LSDM-së që ishin anuluar për shkak të tragjedisë në Koçanë.

Socialdemokratët thonë se janë partia e vetme që Kryetari e zgjedh përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake.

“Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së gjithandej vendit, në 78 vendvotime, të cilët në ditën e votimeve do të jenë të hapur nga 08.00 – 20.00. Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur Listën Zgjedhore, ku aktivisht janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për fshehtësinë e votës, kutitë zgjedhore, shenjat dhe gjithçka që duhet për ditën zgjedhore” – thonë nga LSDM-ja.

Votimi i të sëmurve dhe të pafuqishëve zhvillohet të shtunën më 05 prill.

“Të gjitha informacionet, vendimet, rregulloret, afatet dhe dokumentet tjera që lidhen me zgjedhjet brendapartiake për Kryetar të LSDM-së janë të kapshme në ueb-faqen e LSDM-së ose në linkun https://sdsm.org.mk/direktni-vnatrepartiski-izbori-2025” – thuhet në komunikatën e LSDM-së duke shtuar se kompetente për zbatimin e zgjedhjeve është Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas LSDM-së, njoftimet për rezultatet do të bëhen publike të dielën pas përfundimit të procesit votues.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume