Kryeministri Mickovski sot qëndroi në Tetovë për të marrë pjesë në përurimin e një rruge të pa përfunduar. Vet Mickovski ka publikuar njlë fotografi ku shihet edhe fundi i rrugës që përfundon në fushat e Tetovës.
Miskovski u shpreh se në Tetovë dë të investojë mbi 15 milionë euro në ifrastrukturë para nga kredia Hungareze.

“Për mua është kënaqësi sepse mund të marr pjesë në një ngjarje të re, të rëndësishme për këtë qytet, por jo vetëm për të, por edhe për të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut, të cilët do të përfitojnë nga ky projekt. Diçka që ndoshta më parë dukej e pamundur, me punën e palodhshme të kryetarit të komunës, këshilltarëve, administratës dhe deputetëve – ky projekt më në fund mori dimensionin dhe formën e vet.

Jam i bindur se ky projekt do t’i afrojë gjërat. Ajo që mund të them dhe ta theksoj sërish është se deri më tani janë paraqitur rreth 416 projekte nga 56 komuna në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për financimin e fazës së dytë.

Qeveria i ndan mjetet për projekte nëpër komuna në mënyrë jo selektive, pa marrë parasysh nëse ato komuna kanë kryetarë që janë pjesë e koalicionit qeveritar, siç ndodhte në të kaluarën. Kjo qeveri i rialokon mjetet nga buxheti drejt komunave — drejt të gjitha komunave — pa dallim nëse kryetari është nga radhët e kësaj qeverie, nga opozita apo është i pavarur.

15 miliardë denarë të reja, kur t’u shtohen 6 miliardëve të mëparshme nga thirrja e parë, do të thotë gjithsej 21 miliardë denarë. Siç tha edhe kryetari i komunës, këto janë mjete të parapara për financimin e projekteve në vlerë prej rreth 15 milionë euro — diçka që vërtet paraqet një shifër historike.

Nëse kësaj i shtohen edhe dy projekte shumë të rëndësishme për këtë rajon, e shfrytëzoj këtë rast për t’i falënderuar të gjithë këshilltarët që votuan për rikonstruksionin e gjimnazit “Kirili Pejçinoviq”, në vlerë prej rreth 50 milionë denarë, projekt i dhënë si donacion nga ana e një kompanie me përgjegjësi shoqërore.

Po ashtu, këtu është edhe drejtimi rrugor që duhet ta lidh Tetovën me Prizrenin. Një grup pune tashmë është formuar nga ana jonë, nga ana maqedonase dhe ajo kosovare, i cili do të punojë për këtë projekt.

Kështu që, është me rëndësi të ndërtohet. Është me rëndësi të ndërtohet Maqedonia.

Ndryshe nga mënyra se si funksiononte Qeveria në të kaluarën, kur Maqedonia vidhej, kjo Qeveri funksionon në drejtim të interesit të qytetarëve, pra – për ta ndërtuar Maqedoninë. Ky është qëllimi ynë dhe prioriteti ynë.

Edhe njëherë, më lejoni që në fund të shpreh falënderim të madh dhe urime për kryetarin e komunës, për këshilltarët, për administratën e Komunës së Tetovës, për anëtarët e Qeverisë, për deputetët që vijnë nga Tetova dhe rajoni i Pollogut, të cilët e bënë jo vetëm këtë projekt, por edhe të gjitha projektet e tjera që së shpejti do të bëhen realitet dhe që tetovarët dhe qytetarët e Pollogut do mund t’i shfrytëzojnë” u shpreh Mickovski./TS/