Sot në Gostivar mbajtëm Kuvendin e III të Aleancës për Shqiptarët.

Këto janë vendimet kryesore që morëm sot:

1. Isen Shabani dhe Arben Halili u emëruan anëtar të ri të Kuvendit të Partisë;
2. Dr. Idriz Orana u zgjodh Nënkryetar i Partisë;
3. ⁠Votuam Rezolutën për tragjedinë e Koçanit;
4. ⁠Vendosëm të nisim takime me të gjitha strukturat tona në vend për të dëgjuar zërin e tyre në lidhje me Zgjedhjet Lokale;
5. ⁠Kuvendi ra dakord që Këshilli Drejtues i partisë të vazhdojë negociatat me koalicionin VLEN;

Në një atmosferë frymëzuese jemi të gjithë plot energji për të shkuar Drejt më t’Mirës!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume