Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Gostivarit.
Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Lutkov dhe Sulejmani do t’i vizitojnë institucionet nga fusha e kulturës si dhe më shumë objekte që janë pjesë e trashëgimisë së rëndësishme kulturore të Gostivarit. Bëhet fjalë për Shtëpinë e Begut, Shtëpinë e Ahmed Çakos, Sahat Kullën, Medresenë, kishën “Shën Dimitri” dhe Xhaminë e vjetër në Raven.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume