Më 06.04.2025 në ora 00:58 në rrugën „Gjorgje Petrov“ në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria V.P. (45) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policët e ndaluan një automjet të tipit “Peugeot” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se në gjak i janë matur 2.34 promila alkool.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume