Bobi Bojçevski: Organizimi i ministrit Arben Taravari kontribuojë shumë në ballafaqimin me krizën e Koçanit

Tragjedia e Koçanit ku jetën e humbën 59 njerëz të rinj, paraqet një nga momentet më të rënda, më të dhimbshme në historinë 30 vjeçare të vendit që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë, thotë për PressOnline, Bobi Bojçevski – koordinator nacional për shëndetësi në KOSM (Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë) dhe kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve në Shëndetës (SPPSH).
“Falë profesionalizimit, organizimit të punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve të Koçanit u shamng një tragjedi e përmasave më të mëdha dhe rritje të numrit të të vdekurëve. Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë e treguan humanizimin dhe përkushtimin e tyre. Organizimi i ministrit Arben Tarvari dhe forimi i Shtabit të krizës kontribuojë shumë në ballafaqimin me krizën. Shtabi i kizës nga Ministria realisht ishte triazhi më i mirë për të plagosurit rëndë dhe trajtimin e tyre të mëtejshëm në shtetin tonë ose jashtë tij. Profesionalizimi i mjekëve në këtë Shtab krize ndihmoi shumë në dhënien e ndihmës së parë vetë pacientëve. Pra, së bashku me organizimin e shkëlqyer, ekspertizën e personelit mjekësor, ekspertizën dhe shpejtësinë e ndihmës emergjente mjekësore, si dhe humanizmin dhe ndihmën e qytetarëve dhe të zjarrfikësve ndihmuan që tragjedia të mos bëhej më e madhe”, tha Bojçevski për PressOnline.al