Manchester City dhe Manchester United barazuan 0-0 në një derbi ku asnjë nga skuadrat e Premierligës nuk mundi të përfitonte.
Pep Guardiola analizoi situatën e skuadrës së tij në një konferencë për shtyp. Kanë mbetur edhe 7 xhiro për të shmangur zhgënjimin për të mos luajtur në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League.
“Në klubet e tjera, pa suksesin e fundit, do të më kishin shkarkuar, patjetër. Ky është një klub i madh dhe ne duhet të bëjmë gjëra të mira… Por për fat, bordi më dha votën e besimit për të vazhduar,” peshoi katalanasi në një konferencë për shtyp.
“Kanë ndodhur kaq shumë gjëra. Ajo që ndodhi këtë sezon nuk do të thotë se do të ndodhë më pas. Shpresojmë që tjetri të mos jetë si ky. Sigurisht që duhet të ndryshojmë gjërat, pa dyshim. Por sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë… Një nga arsyet kryesore ka qenë mungesa e shumë lojtarëve të lënduar në reparte të rëndësishme”, përfundoi Guardiola.