Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Arben Taravari në Click Plus ka folur për rëndësinë e koalicionit VLEN.

Tha se themelimi i tij dhe bashkimi i pesë organizatave politike në një koalicion, paraqet moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“VLEN ishte mrekullia që u krijua para këtij viti. Ishte kombinimi që s’është krijuar asnjëherë që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në #Maqedoni. Katër subjekte plus VV, do të thotë pesë organizime politike që arritën të marrin 107 mijë vota”, tha Taravari.

Pasi arritën të marrin 14 deputetë, VLEN tha Taravari u bë pjesë e Qeverisë dhe me “arritën plot projekte infrastrukturore te shqiptarët”.

Shtoi se edhe sikur BDI të ishte në pushtet, do të ishte më keq.

“Këto 9 muaj arritëm plot projekte infrastrukturore te shqiptarët të cilat parashohin kanalizime, ujësjellës… Arritëm t’i rrisim rrogat, ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, projekti i Universitetit të Tetovës, zgjerimi i sheshit “Skënderbe”. Por, për 9 muaj nuk mund të presim të bëhet spektakël. Hipotetikisht, edhe sikur VLEN të mos ishte në Qeveri dhe të ishte BDI, jam i sigurt se do të ishte më keq, por më mirë nuk do të ishte”, tha Taravari në ClickPlus.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume