Taravari: Nuk mund të thuhet se nuk është bërë asgjë, janë disa lëvizje, por përballë kemi pasur një VMRO dhe ZNAM me 64 deputetë

Spektakël nuk mund të bëhet për 9 muaj, por askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar, kështu shprehet mes tjerash kryetari i ASh – VLEN, Arben Taravari në Click Plus në TV21.
Taravari më tej tha se janë bërë lëvizje, por se përballë kanë pasur një VMRO dhe ZNAM që kanë 64 deputetë dhe vlerësoi se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët.
“Askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar. Janë bërë projekte. Të gjithë jemi munduar në Ministritë të cilat i udhëheqim, ta japim maksimumin dhe mendoj se disa lëvizje janë bërë, por e kemi pasur përballë një VMRO me numër të madh të deputetëve dhe them ZNAM dhe VMRO me 64 deputetë.
Por a ka Qeveri pa shqiptarët?
Unë mendoj. Jo që unë mendoj, por asnjëherë nuk ka pasur Qeveri pa shqiptarët. Edhe Qeveria e ekspertëve në vitin 1992 në vete ka pasur disa shqiptarë të përzgjedhur, por ka pasur përfaqësues shqiptarë”, tha Taravari në ClickPlus./TV21