Shkolla e mesme komunale “Ismet Jashari” nga Likova, Gjimnazi “7 Marsi” i Tetovës dhe Shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov”- Kumanovë, sot i kanë hapur dyert për ekipet promovuese të Universitetit të Tetovës, të cilët kanë zhvilluar takime me maturantët e këtyre institucioneve arsimore, për t’i informuar me programet studimore dhe risitë që Universiteti ynë ofron për vitin e ardhshëm akademik 2025/26.

Programet studimore atraktive për maturantët e këtij viti, veprimtaria e përgjithshme arsimore-shkencore, veprimtaria botuese tashmë e certifikuar ndërkombëtarisht, si dhe ambientet moderne që UT disponon, kanë tërhequr vëmendjen e qindra maturantëve të qyteteve të sipërpërmendura.

Ditëve në vijim ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2025/2026 do të vazhdojë me prezantimin para maturantëve të vendit tonë, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume