Dje në orën 11:00 nga ana e punonjësve policorë të SPB Ohër është ndaluar H.B. (26) nga fshati Kosel, rajoni i Ohrit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, një peshore dixhitale me mbetje marihuane dhe sende të tjera me mbetje marihuane.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume