Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehen katër nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan, të cilët janë trajtuar në qendra mjekësore në Kroaci (dy pacientë), Suedi (1 pacient) dhe Itali (1 pacient).

Në shtetet e huaja janë të hospitalizuar gjithsej 60 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Në spitalet në vend aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, dy pacientë në spitalin privat Sistina dhe një pacient në Klinikën për Pulmologji.

Ministria e Shëndetësisë po e ndjek vazhdimisht gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm dhe rehabilitimit të mëtejshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume