Gazetari Nevrij Ademi nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë të ditur se kompania gjigante NASA TERM ka marr përsipër financimin dhe mbështetjen e të rinjëve që kishin krijuar ide inovative

Lajm fantastik! Projekti inovativ i të rinjve për Purifikuesin e Ajrit me Energji Diellore ka marrë mbështetje nga NASA TERM, e cila ka marrë përsipër sponsorizimin e tyre!

Ky është një hap i madh përpara për një ide që jo vetëm ndihmon në pastrimin e ajrit, por edhe promovon energjinë e pastër, kreativitetin dhe fuqinë e rinisë sonë.

Një falënderim i veçantë për NASA TERM që po tregon se investimi tek të rinjtë është investim për të ardhmen!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume