Policët ndihmuan një të burgosur të gjente drogën në burgun e Shtipit, i gënjeu se po kërkonin një orë

Në oborrin e burgut në Shtip ishte hedhur një top me 35 gramë lëndë pluhuri të bardhë, me shumë gjasa kokainë dhe 50 gramë marihuanë, ndërsa në incidentin në të cilin një i burgosur ishte në kërkim të drogës janë përfshirë edhe policët e burgut. Për këtë ngjarje në burgun e Shtipit, e cila ka ndodhur më 20 shkurt në mbrëmje, ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov.
Siç tha Pandov në konferencën e sotme për media, ka një video incizim të ngjarjes nga sistemi i video-mbikëqyrjes së burgut dhe shtoi se të gjitha dokumentet me kallëzim penal i kanë dorëzuar në Prokurori.
Siç ka shpjeguar Pandov, më 20 shkurt në ora 21:40 një automjet ka mbërritur para burgut në Shtip, ka kaluar portën e parë dhe ka arritur në portën e dytë, ku polici i burgut në detyrë M.T. nuk e shënoi, edhe pse ishte i detyruar ta bënte këtë.
“Një person del nga vetura, i afrohet vetë murit të burgut dhe hedh një top mbi mur, ndërsa brenda shfaqet një i burgosur me iniciale Zh.Zh., i cili është duke folur në telefon dhe një tjetër me iniciale R.K., të cilët kërkojnë diçka në lëndinë”, tha Pandov.
Pastaj, shtoi Pandov, erdhi një polic i burgut dhe u tha të ktheheshin dhe të largoheshin.
“Me urdhër të komandantit, i cili në atë moment ishte në detyrë, T.I. Janë thirrur edhe katër oficerë burgu. I burgosuri Zh.Zh edhe më tej vazhdon të flasë në telefon dhe të kërkojë diçka në lëndinë. Ai përshëndet të gjithë policët e burgut, e të mos flasim që nuk lejohet të ketë telefon në dorë. Dhe, ajo që është më e habitshme, po ata policët e burgut me elektrik dore bashkohen në kërkimin e gjësë”, tha Pandov.
Të nesërmen, pasi e mori vesh drejtori i burgut, urdhëroi një kontroll të ri në oborr, kur në një qese u gjet një top, në të cilin u gjetën 35 gramë lëndë pluhuri e bardhë, ndoshta kokainë dhe 50 gramë marijuanë.
“Kur drejtori e pyet komandantin dhe policinë e burgut se çfarë kërkonin dhe pse nuk kanë reaguar, shpjegimi në shënimin e tyre zyrtar është se i thanë se i burgosuri Zh.Zh po luante me qenin Ceca, kishte një orë të shtrenjtë që u tha se vlente së paku 1000 euro, për të cilën duhet të theksoj se nuk e kishte paraqitur se e kishte sjellë në burgun e Shtipit, se ia kishte marrë qeni Ceca, se kishte vrapuar nëpër lëndinë dhe e kishte humbur. Dhe këta, që t’i dalin në ndihmë, po kërkojnë orën”, shtoi Pandov.
Droga, tha Pandov, menjëherë është raportuar në Drejtorinë e Policisë së Shtipit dhe me urdhër të drejtorit është formuar komisioni disiplinor i përbërë nga pesë anëtarë, të cilët kanë video-incizim, i cili më 28 mars të këtij viti ka vendosur që policët e burgut nuk janë fajtorë.
“Një zonjë në risocializim dhe një polic tjetër i burgjeve thonë se janë fajtore dhe duhet të disiplinohen, por për fat të keq, efektivët B.D., K.P. dhe Z.A nuk gjejnë asnjë faj dhe besojnë se policia e burgut është në kërkim të orës që gjoja i kishte humbur të burgosuri Zh.Zh dhe se ia ka marrë qeni Ceca”, tha drejtori.
Pandov shpjegoi se paga më e ulët nga të gjithë policët e burgjeve që marrin pjesë në këtë seksion është 57 mijë denarë, ndërsa më e larta është 67 mijë denarë dhe se ata kanë arsim të mesëm.
Drejtori Pandov po ashtu tha se të nesërmen kur është gjetur droga është njoftuar edhe SPB e Shtipit dhe se sipas asaj që di ai është gjetur vetura nga e cila është hedhur topi, si dhe dy personat që transportonin drogën.
Ai shtoi se njëri nga të burgosurit, Zh.Zh. dhe R.K. është nga Koçani, ndërsa tjetri nga Strumica.
“Mendoj se njëri prej tyre ka qenë në burgjet maqedonase për më shumë se 20 vjet për krime të shumta dhe nuk do të doja të zbuloja akuzat aktuale me të cilat po përballet në interes të hetimit, por ai është një njeri i njohur në botën e krimit maqedonas,” tha Pandov.