Pasditen e sotme ka shpërthyer zjarr në një varrezë veturash prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovc.

Zjarrfikësit e Shkupit njoftojnë se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali.

“Zjarri është shuar. Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin për pjesë”, thonë nga Zjarrfikësit e Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume