Petar Bogojeski – lideri i “Konceptit Maqedonas”, partner koalicioni në pushtetin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, është emëruar drejtor i ri i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore dhe Mobilitetin Evropian “Erasmus”.
Pjesa më e madhe e fondeve me të cilat menaxhon kjo agjenci vijnë nga “Erasmus+”, programi i Bashkimit Evropian i dedikuar për mbështetjen e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit në vendet evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë.
Bogojeski e merr detyrën në vend të Marko Gjorgjievskit, i cili drejtoi këtë institucion që nga nëntori i vitit 2020.
Bogojeski u bë i njohur për opinionin në vitin 2018 kur, si “reformator dhe fraksionist”, u shkarkua nga posti i zëvendës sekretarit të përgjithshëm në VMRO-DPMNE.