BDI-ja ka mbledhur të punësuar në ndërmarrjet publike në Shkup, ku ata janë në pushtet së bashku me Danella Arsovskën dhe Levicën, dhe i paraqet si anëtarë të BDI-së.

Drejtorët e BDI-së në disa ndërmarrje publike në Shkup kanë sjellë anëtarë të BDI-së, të punësuar përmes BDI-së dhe sot të shantazhuar nga BDI-ja, që t’i paraqesin si anëtarë të rinj të partisë.

Një shfaqje e mjerë për kryesinë e partisë së listave të zeza. Shantazhojnë anëtarët e vet që Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti të kenë me kë të fotografohen.

U bëjmë apel anëtarëve të ndershëm të BDI-së të mos frikësohen dhe të ruajnë dinjitetin e tyre.
Zgjedhjet lokale do të ndodhin për disa muaj dhe në ato zgjedhje, në Shkup, në Çair, Saraj, por edhe në gjithë Maqedoninë e Veriut, BDI-ja do të pësojë humbje.

Ta themi qartë: kjo shfaqje e sotme është ideuar dhe organizuar nga Blerim Bexheti dhe Bujar Osmani, dhe është realizuar nga drejtorët e Danellës, BDI-së dhe Levicës në qytetin e Shkupit.
Sapo të ndryshojë pushteti lokal, do të ketë pasoja dhe përgjegjësi për drejtorët.

Shfaqja e sotme e gjithë udhëheqësisë së BDI-së është dëshmi se kjo parti nuk di të funksionojë kur është në pushtet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume