Mickoski zhvilloi bisedë telefonike me Howard Lutnick, ja për çfarë është biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit për ekonomi

Kryeministri Hristian Mickoski ka publikuar në Facebook se dje ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Howard Lutnick për partneritetin strategjik dhe ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve . Sipas njoftimit, është theksuar se partneriteti strategjik me SHBA-në është prioritet i lartë për Qeverinë, si dhe rëndësia e mbështetjes amerikane për një Ballkan stabil dhe përparues, e sidomos për çështjet që janë me rëndësi thelbësore për bashkëpunim ekonomik.
“Gjatë ditës së djeshme kamë biseduar në telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Howard Lutnick, mik i Maqedonisë dhe mbështetës i fuqishëm i vendit tonë, i cili një herë e ka vizituar Shkupin. Në frymën e partneritetit të ngushtë maqedono-amerikan, konfirmuam se marrëdhëniet tona janë të forta, miqësore dhe të mbushura me besim të ndërsjellë, dhe gjithashtu theksova se partneriteti strategjik me SHBA-në është një përparësi kryesore për Qeverinë. Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të begatë, veçanërisht në çështjet që janë jetësore për bashkëpunimin ekonomik. Ne ramë dakord të vazhdojmë të zhvillojmë partneritetin strategjik dhe ekonomik midis dy vendeve”, tha kryeministri Mickoski në një postim në Facebook.
Kujtojmë se SHBA-ja i vendosi taksë doganore prej 33% për produktet e Maqedonisë. Paraprakisht, sipas kryeministrit Mickoksi kjo ishte gabim, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të përmirësohet. SHBA-të vendosën që të pezullojnë vendimin për 90 ditë për të gjitha shtete, përveç ndaj Kinës. Nuk dihet nëse Mickoski the Lutnick kanë biseduar për tarifat.