SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër Т.Т.(70) nga Novo Sello, rrethi i Strumicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe materieve shpërthyese“. Më 18.02.2025 në objektin e parcelës kadastrore, e cila sipas Ligjit për përmbarim qe lëndë e lirimit dhe dhënies personit të tretë, të patundshmërisë e cila ishte pronë e të denoncuarit, ishin gjetur dhe sekuestruar pushkë gjysmëautomatike, pistoletë dhe plumba, të cilat i përkisnin një subjekti juridik të fshirë me procedurë falimentimi nga regjistri i Regjistrit qendror, dhe për të cilat nuk ishte kryer riregjistrimi. TS