SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.Е.(42) nga f.Siniçanë, rrethi i Tetovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „,uzurpimi i patundshmërive“ dhe „ndërtimi i paligjshëm“. Në gusht të vitit 2022 në parcelën kadastrore në rrugën lokale për në Leshnicë të Poshtme, rrethi i Tetovës, i denoncuari ka kryer uzurpim dhe ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme pllakë në tokë shtetërore pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume