Më 09.04.2025 rreth orës 14.30 në SPB Shkup ishte denoncuar se në një truall për automjete në zonën e Karposhit, pronë e I.Sh.(57) nga Shkupi, kishte shpërthyer zjarri në barrin e thatë nga i cili ishin përfshirë shtatë automjete të cilat nuk kanë qenë në gjendje drejtimi dhe i ka përdorur për pjesë rezervë. Sipas denoncimit, përderisa I.Sh. me makinë për prerje ka prerë një nga automjetet, nga shkëndijat ka shpërthyer zjarri në barrin e thatë, i cili është zgjeruar dhe i ka përfshirë automjetet. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shuajt nga ekipi i Brigadës për Mbrojtje Kundër Zjarrit Shkup. I.Sh. u privua nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume