81 vjeçarja nga Shkupi mashtrohet për 3 mijë euro, e gënjyen se djali i saj ka shkelur një fëmijë dhe nëse nuk jep paratë shkon në burg

Më 09.04.2025, në ora 18.00, në SPB Shkup, një grua 81-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person mashkull për shumën prej 3.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar përmes telefonatës, është prezantuar si nëpunës policor dhe i ka thënë se djali i saj dhe bashkëshortja e tij kanë shkaktuar aksident komunikacioni në të cilin kanë shkelur një fëmijë dhe nëse nuk do që të shkojnë në burg do të duhet që të pagojë para. Siç është denoncuar, ajo paratë i ka lënë në vendin e dakorduar, ndërsa pasi që nusja e saj është kthyer në shtëpi nga puna, ajo kuptoi se paska qenë e mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS