Ende nuk është emëruar zv/drejtori i MTV-së, edhe pse qeveria VLEN-VMRO po qeverisin gati 9 muajë shumë poste mbeten të pa realizuara. Në lidhje me këto emërime, portali TS mëson se në MTV vazhdon të mbetet engimë se kush do të jetë zv/drejtor në këtë institucion informativ.

Siç mëson portali TS nga burime të besuara brenda VLEN-it, është përfolur edhe emëri i Meriton Nagavcit në krye të MTV-së gjegjësisht si zv./drejtor që do të udheheq me programin shqiptar. Nagavaci ka përvojë mbi 10 vjeçare në fushën e analitkës dhe monitorimit medial.

Nuk dihet se kur do të emërohet zv.drejtori, deri tani është përfolur Xhulian Shabani dhe Meriton Nagavci, por në realitet asgjë nuk është realizuar./TS/