Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nga një aksion i përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda me rroba dhe këpucë.

Më datë 09.04.2025, në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën kosovare dhe maqedonase të kufirit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria.

Më vonë, pas bastisjes së objekteve të braktisura përreth vijës kufitare, nëpunësit policorë në fshatin Tanushë rreth orës 19:00. gjetën më shumë se 130 kuti me këpucë të ndryshme, si dhe rreth pesë metër kub dru zjarri të prerë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kutitë e këpucëve do t’i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, ndërsa drutë do t’i dorëzohen Policisë Pyjore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.