Franca mund ta njohë Palestinën në qershor gjatë konferencës ndërkombëtare që do ta organizojë Arabia Saudite, deklaroi të mërkurën presidenti francez, Emanuel Makron
“Duhet të lëvizim drejt njohjes dhe atë ta bëjmë në muajt në vijim”, tha Makron në intervistën e emetuar në Frans 5.
Ai shtoi se konferenca e planifikuar për zbatim të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, që duhet të mbahet në Nju-Jork, mund të paraqesë pikë kthese.
“Qëllimi ynë është të jemi nikoqir i kësaj konference (për Palestinën) me Arabinë Saudite diku në qershor, ku mund ta finalizojmë këtë lëvizje të njohjes së ndërsjelltë nga disa anë”, tha Makorn.
Në shkurt të vitit 2024, makron deklaroi se njohja e shtetit palestinez “nuk është tabu për Francën”, duke cekur se hapi i tillë është nevojë morale dhe politike.
“Ua kemi borxh këtë palestinezëve, aspiratat e të cilëve janë shkelur tashmë një kohë të gjatë. Atë ua kemi borxh izraelitëve të cilët e përjetuan masakrën më të madhe antisemite të shekullit tonë. Ia kemi borxh rajonit i cili dëshiron t’u ikë atyre që përhapin kaos dhe hakmarrje”, tha atëherë Makron.
Për momentin, 147 nga 1]93 anëtaret e KB-së e njohin Shtetin e Palestinës. Në maj të vitit të kaluar, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia iu bashkangjitën listës, me çka numri i vendeve-anëtare të BE-së që e njohën Palestinën u rrit në dhjetë. Të tjerat janë Bullgaria, Qiproja, Malta, Hungaria, Polonia, Suedia dhe Rumania.
Disa vende të tjera evropiane, posaçërisht në Evropën Lindore – përfshirë Ukrainën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bjellorusinë – gjithashtu e njohën shtetësinë palestineze.