Më 10 prill 2025, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan B.F. (35) nga fshati Kondovë, komuna e Sarajit.

Pas një urdhri të siguruar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, u krye kontroll në shtëpinë dhe hapësira të tjera të B.F.-së në fshatin Kondovë, ku u gjet një pistoletë “Zastava” kalibër 7.65 mm me një karikator dhe plumba të kalibrit të panjohur.

Ndaj B.F. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 dhe nenit 144 të Kodit Penal, në procedurë të përshpejtuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume