SPB Shtip – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër G.B.(30) nga Rumania për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „mashtrim“. Më 02.04.2025 në Probishtip, i denoncuari i shiti një burri 72-vjeçar një komplet veglërish kuzhine për shumën prej 970 euro, në ç’mënyrë e ka mashtruar se është prodhim origjinal i brendit të njohur. Pas masave të ndërmarra, ai ishte gjetur dhe privuar nga liria, kurse në bisedën zyrtare të zhvilluar në stacionin policor e ka pranuar veprën dhe i ka kthyer paratë. Nga Gjykata Themelore Shtip i denoncuari është dënuar dhe i është shqiptuar dënimi – dëbimi i personit të huaj nga territori i shtetit në kohëzgjatje prej tre vjet.TS