SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër А.Ј.(35) nga Shkupi dhe kundër një subjekti juridik nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „mashtrim të blerësve“. I denoncuari i parë, person përgjegjës, themelues dhe udhëheqës i personit juridik të dytë të denoncuar, prej 02.07.2019 deri më 03.08.2021 në Manastir, përmes personit juridik lëshoi në qarkullim prodhime me tregues që nuk i përgjigjen përmbajtjes, me vlerë të përgjithshme prej 4.401.062 denarë të shënuar në ofertën e datës 02.07.2019, ndërsa më tej të rritur me ofertën e datës 11.12.2020 me çka personit juridik të dëmtuar i kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 5.129.283 denarë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume