Me datë 14.04.2025 në ora 01.55 në rrugën ,,116” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin R.S. (91) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të djalit të tij L.S. (66) nga Tetova, se ka shtënë me armë zjarri. I njëjti është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ekipi i SPB Tetovë ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë të kalibrit 7,65 mm “CZ” dhe një kornizë me 6 fishekë të pa shkrepur në pronësi të R.S. i cili posedonte me leje një gëzhojë të përdorur dhe një predhë nga një plumb i shkrepur.TS