Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përfundimin e projektit të parë nga 13 projektet e mbështetura nga Qeveria për Komunën e Gostivarit.

“Projekti i parë i realizuar. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e tij! Urime dhe suksese në projektin e radhës”, ka shkruar Limani.

Ndryshe, projekti në fjalë përfshin rikonstruimin e rrugës për në fshatin Balindoll. Projektet në fjalë janë të mbështetura nga Qeveria dhe kanë për fokus zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e pushtetit lokal. Përveç Gostivarit, mbështetje për projekte të ngjashme kanë marrë edhe Tetova, Çairi, Struga, Kumanova, Tearca, Vrapçishti, Haraçina, Likova dhe shumë komuna të tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume