Me tragjedi përfundoi kërkimi për alpinistin nga Velesi, Stojçe Pecevski, i cili ishte zhdukur në kodrën GROOT, afër Velesit. Institucionet kompetente konfirmuan se Pecevski është gjetur i vdekur.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, i cili deklaroi se për momentin nuk ka detaje për shkaqet e vdekjes.

“Fatkeqësisht, personi është gjetur i vdekur. Nuk kemi informacione për shkaqet e vdekjes. Kërkimi zyrtarisht u udhëhoq nga MPB-ja dhe gjatë natës, përveç anëtarëve të familjes, në kërkim mori pjesë edhe alpinisti dhe shpëtimtari me përvojë Nadir Murseli. Në mëngjes nuk kishte kushte për kërkim me helikopter, por sapo kushtet klimatike lejuan ngritjen e helikopterit, personi i zhdukur u gjet i vdekur, menjëherë para se të ngrihej helikopteri i MPB-së,” deklaroi Angelov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume