Gjithsej 57 nga 193 pacientë nga tragjedia e Koçanit janë duke u trajtuar në spitalet e Shkupit dhe jashtë vendit, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, informoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Nga 57, nëntë janë në Shkup. Dy janë aktualisht në Kirurgji Plastike në Qendrën Klinike. Katër janë në Shën Naumi i Ohrit, një pacient në 8 Shtatori. Pjesa tjetër po trajtohet në spitale private.

“Të gjithë janë në gjendje stabile”, theksoi Taravari. 48 persona po trajtohen jashtë vendit.