Me rastin e ditëlindjes së 68-të të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, stafi i administratës komunale i ka shprehur urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për lidershipin dhe kontributin e tij të pandërprerë në shërbim të qytetarëve të Strugës.

Në mesazhin e urimit të adresuar për këtë ditë të veçantë, stafi e ka vlerësuar z. Merko si një drejtues me vizion, përkushtim të palëkundur dhe ndjeshmëri të lartë ndaj nevojave të komunitetit dhe punonjësve të administratës.

“Gjatë viteve të shërbimit publik, z. Merko ka dëshmuar një lidership të qëndrueshëm dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm. Harmonia, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë që ai kultivon në institucion janë dëshmi e vlerave që ai përçon çdo ditë”, thuhet në urim.


Në këtë ditë simbolike, që përkon edhe me një datë tjetër jubiliare, administrata komunale ka shprehur vlerësimin e saj për atmosferën pozitive dhe bashkëpunimin frytdhënës që z. Merko ka ndërtuar me të gjithë punonjësit, duke i frymëzuar për një angazhim të ndershëm dhe vizionar në të mirë të qytetarëve.

Administrata i uron Kryetarit Merko shëndet të mirë, lumturi në jetën personale dhe suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij drejt zhvillimit të mëtejshëm të Komunës së Strugës.