Në prag të festave të Pashkëve, punonjësit e EVN Maqedoni organizuan një event donator nën moton “Nga ne për Koçanin”, të cilit iu bashkuan edhe punëtorët e Elektrodistribuimit. Qëllimi i organizimit ishte mbledhja e mjeteve për viktimat e zjarrit në Koçan.

Eventi u mbajt në hapësirat e drejtorisë së EVN Maqedoni. Një pjesë e punonjësve përgatitën specialitete shtëpiake të shijshme të Pashkëve, të cilat u blenë nga kolegë të tjerë për të dhuruar më tej mjetet.

Ky është eventi i dytë i donacionit nga punonjësit e EVN Maqedoni. I pari u organizua gjatë festave të Vitit të Ri vitin e kaluar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume