Gjatë ditës së djeshme (16 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 72 drejtues mjetesh (TE-45 dhe GV-27) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 31 (TE-19 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 69 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-35 dhe GV-34). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, ta përshtatin atë sipas kufizimeve të sigurisë të parapara me ligjet dhe tabelat, t’i parkojnë automjetet vetëm në zonat e caktuara të trafikut dhe në këtë mënyrë të përcjellin sa më shumë shenjat e komunikacionit dhe qarkullimit normal.TS