Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar deklaratat e Arben Taravarit, i cili, ditë më parë tha se “Shtëpia e ASH-së është e madhe” dhe se secili është i mirëseardhur të vijë”.
Sela shkruan se shtëpia, nuk është thjesht objekt ku rri por është nam dhe identitet.
“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet ky zot shtëpie ti ketë. E kur nuk i ka as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe…”, ka shkruar Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume