SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër personit juridik nga Ohri dhe kundër udhëheqësit e shoferit V.Т.(55) nga Struga, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „ushtrimi i transportit publik pa licencë“. Më 06.04.2025 në vendbanimin Raçë, rrethi i Ohrit, nëpunësit policorë kanë kryer kontrollin e qarkullimit rrugor në automjetin e pasagjerëve, të drejtuar nga i denoncuari i dytë, me ç’rast është konstatuar se ka ushtruar transport udhëtarësh pa posedim licence, përkatësisht ka treguar certifikatën e licencës me targa të tjera regjistrimi. TS