Kallëzim penal ndaj 72 vjeçarit nga Kërçova, ndërtoi shtëpi dhe objekt ndihmës me strukturë të fortë pa leje ndërtimi

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër L.S.(72) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „ndërtimi i paligjshëm“ dhe „uzurpimi i patundshmërive“. I denoncuari në cilësinë e investuesit në f.Sërbjan, rrethi i Kërçovës, në parcelën kadastrore në vendin e quajtur „Llakë“ pronë shtetërore, ka ndërtuar shtëpi dhe objekt ndihmës me strukturë të fortë pa leje ndërtimi, të lëshuar nga organi kompetent.TS